Suarez “shokon” Barcelonën, transferohet te ky klub për 150 milionë euro (FOTO)

Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona.

Sport

28/10/2016 10:34

Barcelona mund të mbetet pa sulmuesin Luis Suarez.

Reprezentuesi uruguaian është një prej futbollistëve kryesorë tek gjiganti katalan.

Por, “Don Balon” ka bërë të ditur se Manchester City dhe Manchester United janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për rikthimin e tij në Premierligë, përcjell “Lajmi.net”.

Të dyja klubet nga Manchester janë duke përgatitur ofertë me vlerë prej 150 milionë euro për ta bindur Barcelonën për shitjen e Suarezit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.