Suarez, shikoje Hajvalinë

Luis Suarez e injoroi ofertën e Hajvalisë për transferimin e përkohshëm në klubin kosovar. Por, skuadra është duke shkëlqyer në Superligën e Kosovës në futboll edhe pa yllin uruguain.

Sport

26/09/2014 19:44

Luis Suarez vazhdon të jetë në pritje të skadimit të dënimit prej katër muaj moslojë pas kafshimit të mbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini, në Kampionatin botëror në Brazil.

Dhe, derisa ylli uruguaian mori një ofertë nga klubi i Hajvalisë që i ofroi mundësinë që t’i bashkohet deri në skadim të dënimit, ai vendosi që karrierën ta vazhdojë në Barcelonë.

Kurse, sulmuesi vazhdon të jetë në pritje të skadimit të dënimit. Ndërsa, Hajvalia është duke shkëlqyer edhe pa të. Në një fotografi të publikuar në Facebook nga futbollisti i Hajvalisë, Liridon Leci, ai ka shkruar: “Vazhdojmë pa Suarezin”, pas fitores së ekipit në udhëtim ndaj Dritës me rezultat 2:1.

Kështu, Hajvalia është ngjitur në kuotën e 19-të pikëve, në kreun e tabelës.