Suarez shënon për Barcelonën

Edhe pse në një ndeshje përgatitore, Luis Suarez ka shënuar golat e tij të parë në fanellën e Barcelonës. Ylli uruguaian është duke e përmirësuar formën fizike para rikthimit në fushë.

Sport

05/09/2014 15:29

Përforcimi kryesor i Barcelonës, Luis Suarez ka realizuar golat e tij të parë me fanellën e gjigantit katalan, së paku gjatë një ndeshje miqësore.

Ish golgeteri i Liverpoolit realizoi dy herë gjatë një dueli përgatitor mes futbollistëve që nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre përkatëse.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Suarez është duke dëshmuar se është në formë të mirë fizike dhe do të jetë i gatshëm për lojë menjëherë pas skadimit të suspendimit të FIFA-s, në prag të duelit me Real Madridin në fund të tetorit.

Suarez iu bashkua Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës nga Liverpool në transferim me vlerë prej 81 milionë euro.