Suarez: Shaqiri, përforcim i mirë për Interin

Ish futbollisti i Interit, Luisito Suarez beson se Xherdan Shaqiri do të dëshmohet si përforcim i mirë për Nerazzurrët.

Sport

16/01/2015 20:37

Ish futbollisti i Interit, Luisito Suarez ka lavdëruar transferimin e Xherdan Shaqirit në Giuseppe Meazza.

Ylli kosovar iu bashkua Nerazzurrëve gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich.

Dhe, Suarez, i cili kaloi tri periudha të ndryshme si futbollist i Interit pret që Shaqiri t’i ndihmojë ekipit të tij të ri.

“Shaqiri është i ri dhe në Bayern nuk gjente hapësirë, por më duket një shpresë e mirë. Pastaj e ka fytyrën e zgjuar, është një shenjë e mirë”, deklaroi Suarez për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.