Suarez: Reali është ende i fortë

Mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez ka thënë se Real Madridi mbetet skuadër shumë e rrezikshme, pavarësisht shitjes së Angel Di Marias dhe Xabi Alonsos.

Sport

06/09/2014 21:30

Mario Suarez ka thënë se Real Madridi është shumë i rrezikshëm dhe se çdo skuadër duhet t’ia ketë frikën.

“Real Madridi ende është duke luajtur mirë. Ata kanë shitur lojtarë të mirë, por edhe kanë transferuar të atillë”.

“Ata mund të luajnë stile të ndryshme të lojës. Kundër një skuadre të tillë, ju nuk duhet të bëni gabime”.

“Alonso është larguar, por ata kanë blerë Toni Kroosin i cili gjithashtu është i shkëlqyer. Di Maria është larguar, mirëpo ka arritur James Rodriguez. Ata nuk kanë qenë kurrë të dobët”, tha Mario Suarez.