Suarez: Real Madrid, favorit në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez e konsideron rivalin e qytetit Real Madrid si favorit për të triumfuar në edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve.

Sport

27/03/2015 10:42

Mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez beson se Real Madrid është favorit për të triumfuar në edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat nga Madridi do të ndeshen në çerekfinale të garës.

Dhe, Suarez favorizon rivalin, jo vetëm për duelin kundër tyre por edhe në garë për trofeun më të qmueshëm në futbollin evropian për klube.

“Real Madrid është kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve, ata janë favorit edhe këtë edicion”, deklaroi Suarez gjatë një interviste për “Goal”.

“Por, ne kemi një mentalitet dhe do të japim maksimumin për të fituar”, u shpreh ai.