Suarez: Po vuaj shumë nga dënimet

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka pranuar se është duke vuajtur shumë nga dënimet që ka marrë gjatë kohës së fundit.

Sport

05/09/2014 17:27

Suarez nuk do të mund të luajë me fanellën e Barcelonës edhe për disa ndeshje të ardhshme, kjo për shkak se është dënuar për shkak të gjesteve të pahijshme që ka bërë në fushë.

“E vërteta është se unë me të vërtetë jam duke vuajtur”.

“Unë nuk do të luaj edhe në disa ndeshje tjera, ndërsa në ato të kaluara gjithashtu kam munguar”.

“Ndihem shumë i pafuqishëm që nuk mund të bëj diçka nga jashtë fusha. Unë mundem vetëm që të flas dhe të bërtas, është gjëja e vetme që mund të bëj”.

“Duhet ta pranoj këtë situatë të vështirë”, tha Suarez për Marca.