Suarez për Topin e Artë: Nuk dua të flas

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se dëshiron të mbetet i qetë, mbi vendimin e UEFA-së për të mos e futur atë në listën e 23 favoritëve për të fituar Topin e Artë.

Sport

03/11/2014 23:58

Luis Suarez nuk është në mesin e 23 favoritëve për të fituar Topin e Artë, mirëpo ai ka thënë se dëshiron të mbetet i qetë në këtë çështje.

“Gerard dhe Pique kanë thënë se më kanë votuar mua si lojtarin më të mirë të ligës më të vështirë në botë”, tha Luis Suarez në një intervistë për RAC-1.

“Unë isha gjithashtu golashënuesi më i mirë në të gjitha garat europiane sezonin e kaluar. Sidoqoftë, unë preferoj të mbetem i qetë para se të flas gjëra pasi sa herë që flas atëherë mund të bëhet problem”, tha Suarez.

Ish-lojtari i Ajaxit dhe Liverpoolit pati një sezon fantastik me The Reds, duke i dërguar ata në vendin e dytë të Premier Ligës. Për më shumë, ai ishte një motor i golave. Sidoqoftë, këto nuk kanë qenë të mjaftueshme që ai të futet në mesin e 23 favoritëve për të fituar trofeun më prestigjoz personal, Topin e Artë.