Suarez: Penalltia e Messit mund të na kushtojë

Luis Suarez ka pranuar se penalltia e humbur nga Lionel Messi në minutën e fundit kundër Manchester Cityt mund të jetë deçizive për fatin e këtyre dy skuadrave.

Sport

24/02/2015 23:46

Messi e humbi penalltinë në minutën e fundit të takimit kundër Manchester Cityt, ndërsa Suarez ka thënë se një gjë e tillë mund të jetë deçizive për skuadrën e tij.

Në momentin kur Suarez u pyet nga gazetarët se nëse City duhet të jetë i lumtur me këtë rezultat u përgjigj: “Unë mendoj se po, pasi nëse do ta humbisnin takimin me rezultat 3-1 atëherë do të ishte shumë e vështirë për ta”.

“Penalltia e Messit mund të jetë deçizive. Rezultati 2-1 mund të jetë i mirë për ata”, përfundoi Suarez fjalët e tij për ITV.