Suarez-Neymar-Messi, treshja dështuese e Barçës

Legjenda holandeze, Johan Cruyff mendon se treshja e re e Barcelonës, Suarez-Neymar-Messi, jo që do të shkëlqejë, por se do të jetë një zhgënjim total dhe një dizastër i vërtetë.

Sport

15/07/2014 16:54

Shumëkush pret që treshja Luis Suarez, Neymar dhe Lionel Messi, të bëjë ‘kërdi’ në sezonin tjetër. Por, është dikush që mendon më ndryshe.

Po flasim për legjendën e Barcelonës, Johan Cruyff, i cili është i bindur se treshja në fjalë jo që nuk do të shkëlqejë, por që do të jetë një dështim i vërtetë dhe një dizastër.

“E shoh se Barcelona dëshiron të vazhdojë të luajë në të njëjtën mënyrë, duke e fokusuar ekipin në lojën e Messit, Neymarit dhe Luis Suarezit”, deklaroi fillimisht Cruyff.

“Të tre janë shumë individualistë. Duke i transferuar ata, klubi po tregon se preferon lojtarë gjenialë individualë, më shumë sesa një ekip që luan së bashku, një futboll të bukur”, përfundoi ai.