Suarez në histori

Luis Suarez është ndoshta një prej futbollistëve më të talentuar që luajti ndonjëherë në Liverpool dhe mund të hyjë në histori si më i miri i të gjitha kohërave. Kështu mendon ish qendërmbrojtësi Jamie Carragher, pas nismës së jashtëzakonshme të Suarezit këtë edicion. 26-vjeçari e ka lënë pas vetes suspendimin prej 10 ndeshjesh – për…

Sport

10/12/2013 19:37

Luis Suarez është ndoshta një prej futbollistëve më të talentuar që luajti ndonjëherë në Liverpool dhe mund të hyjë në histori si më i miri i të gjitha kohërave.

Kështu mendon ish qendërmbrojtësi Jamie Carragher, pas nismës së jashtëzakonshme të Suarezit këtë edicion.

26-vjeçari e ka lënë pas vetes suspendimin prej 10 ndeshjesh – për qka mungoi në pesë xhirot e para këtë sezon – duke shënuar 14 gola në 10 paraqitje në ligë, me mesatare prej një goli çdo 64 minuta.

Dhe, Carragher, i cili luajti së bashku me Suarezin në Anfield Road para pensionimit gjatë verës, beson se ylli uruguaian ka potencial të tejkalojë legjendat si Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard, duke u konsideruar si ikonë e klubit, nëse vazhdon të qëndrojë edhe për shumë vjet si anëtar i Reds.

“Mendoj se ai mund të bëhet më i miri në histori që luajti për Liverpoolin. Mendoj se sa i përket aftësisë si futbollist, ai mund të jetë më i miri që ka luajtur për Liverpoolin. Kjo, sa i përket aftësisë natyrale që e shfaq javë pas jave”, deklaroi Carragher për Sports Mail.