lajmi.net

Suarez mbetet në Liverpool

Luis Suarez nuk do të largohet nga Liverpool, gjatë afatit kalimtar të verës. Po ashtu, Real Madrid nuk do të tentojë blerjen e tij, nëse Karim Benzema vazhdon kontratën në Santiago Bernabeu.

Sport

27/05/2014 09:50

Luis Suarez i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij nga Liverpool se planifikon të mbetet në Anfield dhe të udhëheq kandidaturën e re të ekipit për titullin e kampionit në Premierligë.

Sipas njoftimeve të fundit, Real Madrid pritet të paraqet ofertë prej rreth 100 milionë funtesh për Suarezin, i cili vazhdoi kontratën e tij me Liverpoolin në dhjetor, kur premtoi se do të qëndrojë në klub “për një kohë shumë të gjatë”.

Lotët e tij në Crystal Palace pas barazimit 3:3 sinjalizuan përfundimin e kandidaturës për titull të kampionit në Premierligë.

Por, burime të afërta me Real Madridin i kanë thënë tabloidit britanik Daily Mail se Los Blancos nuk do të paraqesin ofertë për Suarezin nëse Karim Benzema arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Por, ashtu, Suarez duket i përcaktuar për të mbetur në Anfield, i joshur nga paraqitja në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, dhe mundësia për të luftuar sërish për titull.

Suarez mbetet në Liverpool

E ardhmja e Luis Suarezit në Liverpool vazhdon të jetë temë e nxehtë. Edhe pse më herët gjatë këtij sezoni nënshkroi kontratë afatgjate me klubin nga Anfield, sulmuesi uruguaian vazhdon të jetë objektiv i shumë gjigantëve rivalë kontinental. Andaj, ende nuk mund të thuhet me siguri se Suarez do të mbetet në Liverpool, ose do…

Sport

12/02/2014 08:05

E ardhmja e Luis Suarezit në Liverpool vazhdon të jetë temë e nxehtë.

Edhe pse më herët gjatë këtij sezoni nënshkroi kontratë afatgjate me klubin nga Anfield, sulmuesi uruguaian vazhdon të jetë objektiv i shumë gjigantëve rivalë kontinental.

Andaj, ende nuk mund të thuhet me siguri se Suarez do të mbetet në Liverpool, ose do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, tifozët e Reds kanë marrë një lajm të mirë sa i përket kësaj teme nga shoku i Suarezit, partneri i tij sulmues në ekipin e Uruguait, Edinson Cavani.

“Bisedoj shpesh me të. Ai e adhuron jetën e tij në Liverpool. Edhe pse ndoshta gjithçka nuk është duke shkuar ashtu siç do të dëshironte, ai e ndjen përkrahjen e madhe të tifozëve dhe klubit, andaj do të mbetet në Liverpool”, deklaroi Cavani për Daily Mail.

LM