Suarez mbetet në Liverpool edhe pa Champions

Luis Suarez nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli. Sulmuesi uruguaian ka siguruar se do të qëndrojë tek Reds edhe nëse këta të fundit nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. “Të mbetem tek Reds edhe pa pozitën e katërt? Mendoj se po. E kam nënshkruar kontratën e re sepse…

Sport

04/03/2014 22:30

Luis Suarez nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli. Sulmuesi uruguaian ka siguruar se do të qëndrojë tek Reds edhe nëse këta të fundit nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Të mbetem tek Reds edhe pa pozitën e katërt? Mendoj se po. E kam nënshkruar kontratën e re sepse jam mjaft i lumtur dhe dua të qëndroj, për t’u zbavitur duke luajtur futboll”, deklaroi përfaqësuesi uruguaian për FourFourTwo.

“Të luaj në Ligën e Kampionëve nuk është vendimtare. Natyrisht, do të ishte frustruese për të mos përfunduar në pozitën e katërt, sepse ne e kemi bërë të pamundurën dhe maksimumin për t’u kualifikuar. Mendoj se ky ishte sezoni më i mirë. Ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht”, përfundoi Suarez, i cili këtë sezon ka realizuar 24 gola në Premierligë.

Kurse, Liverpooli aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë të grumbulluara.