Suarez: Ky është rezultati që e pret Parisin në Camp Nou

Luis Suarez beson në përmbysje në Camp Nou.

Sport

18/02/2017 12:07

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez beson se skuadra e tij mund të rikthehet nga disavantazhi i thellë 4:0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

“Nëse duam ta shkruajmë historinë me këtë klub, duhet të fitojmë me rezultat të nevojshëm për t’u kualifikuar tutje”, deklaroi Suarez, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi Barcelona, ekipi më i mirë në botë, ky është një ekip që mund ta përmbys situatën”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.