Suarez kushton 70 milionë funte

Luis Suarez është futbollisti më i përfolur në Premierligë, deri më tani gjatë këtij sezoni. Për dy arsye. Ai ka shfaqur formë të jashtëzakonshme duke realizuar 20 gola në vetëm 15 ndeshje, ndërsa kërkohej nga shumë klube rivale evropiane para se të vazhdonte kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2018. Me marrëveshjen e re, fillimisht…

Sport

05/01/2014 13:00

Luis Suarez është futbollisti më i përfolur në Premierligë, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Për dy arsye. Ai ka shfaqur formë të jashtëzakonshme duke realizuar 20 gola në vetëm 15 ndeshje, ndërsa kërkohej nga shumë klube rivale evropiane para se të vazhdonte kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2018.

Me marrëveshjen e re, fillimisht thuhej se dëmshpërblimi për blerjen e Suarezit vlen mbi 100 milionë funte, mirëpo, tabloidi britanik Sunday Mirror ka zgjidhur një enigmë të afatit kalimtar për futbollistë, që është hapur zyrtarisht në fillim të këtij muaji dhe viti.

Lajmi është shumë i rëndësishëm për klube si Real Madrid dhe Chelsea që janë në kërkim të një sulmuesi dhe Suarez pa dyshim se plotëson nevojat e tyre: Suarez kushton 70 milionë funte.