Suarez kërcënon Bayernin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka paralajmëruar Bayern Munichun se skuadra e tij është në formë të mirë para duelit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

29/04/2015 12:53

Luis Suarez është në formë të shkëlqyeshme e me të edhe Barcelona, që mposhti Getafen 6:0 të martën duke e ruajtur kryesimin në La Ligë.

Andaj, ylli uruguaian ka paralajmëruar Bayern Munichun se skuadra e tij është në formë të mirë para duelit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne shpresojmë që kemi ruajtur gola edhe për ndeshjet kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

“Por, gjëja më e rëndësishme është se ekipi është në formë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, theksoi Suarez.