Suarez ‘kafshon’ Sunderlandin

Luis Suarez shënoi dy gola në fitoren e Liverpoolit në udhëtim te Sunderland me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në Premierligë. Sulmuesi uruguaian bëri paraqitjen e tij të parë në ligë pas shërbimit të suspendimit prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic. Dhe, prezenca e tij…

Sport

29/09/2013 18:06

Luis Suarez shënoi dy gola në fitoren e Liverpoolit në udhëtim te Sunderland me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në Premierligë.

Sulmuesi uruguaian bëri paraqitjen e tij të parë në ligë pas shërbimit të suspendimit prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic. Dhe, prezenca e tij u vërejt në lojën e Liverpoolit.

Daniel Sturridge i kaloi ‘Reds’ në epërsi në minutën e 28-të, kurse Suarez e dyfishoi avantazhin e mysairëve në minutën e 36-të. Sunderland u kundërpërgjigj nëpërmjet Emmanuele Giaccherinit në minutën e 52-të, por fitoren e Liverpoolit e vulosi Suarez në minutën e parafundit.

Me këtë fitore, ekipi i menaxherit Brendan Rodgers është ngjitur në pozitën e dytë me 13 pikë, dy më pak se lideri Arsenal.