Suarez kafshon sërish (Foto)

Luis Suarez vazhdon të shërbejë dënimin pas kafshimit të mbrojtësit Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror. Por, përforcimi i ri i Barcelonës duket se kafshon edhe në video lojëra. 

Sport

01/08/2014 15:49

Shakatë në llogari të Luis Suarezit vazhdojnë pasi krijuesit e lojës FIFA 15 kanë ngacmuar përforcimin e ri të Barcelonës.

Suarez është aktualisht duke shërbyer dënimin prej katër muajsh nga “çfarëdo aktiviteti të futbollit” pasi kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini gjatë Kampionatit botëror.

I kemi parë postimet dhe fotografitë e ndryshme qesharake në Tëitter, pa dashur t’i përmendim tatuazhet e tifozëve. Por, tani duket se edhe FIFA 15 e ka përfshirë një incident të tillë të Suarezit, edhe pse disa sugjerojnë se pamja vjen nga Pro Evolution Soccer.

Si do qoftë, Suarez duket se kafshon edhe në video lojëra.