Suarez jep shenja për kalimin tek Arsenal

Arsenal dhe Barcelona ende nuk kanë arritur që të përfundojnë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit katalan.

Sport

20/01/2019 12:00

Denis Suarez ka mbetur “peng” i Barcelonës, ku nuk po gjen hapësirat e tij të duhura në planet e Valverdes.

Së fundmi është folur shumë për një kalim të mundshëm të mesfushorit në Arsenal, por marrëveshja ende nuk është finalizuar.

Një detaj ka zbuluar vet lojtari me një veprim të tijin së fundmi në rrjetet sociale.

Ai ka pëlqyer një fotografi të “Gunners”, ku shiheshin lojtarët e Arsenal duke festuar pas fitores ndaj Chelsea, transmeton lajmi.net.

Kjo ndoshta është një shenj që vet lojtari po e dëshiron një kalim në “Emirates Stadium”, ku pëlqehet shumë nga trajneri Emery.

Kujtojmë se ai mund të transferohet fillimisht si huazim, me mundësinë që në fund të sezonit të kryej transferimin permanent. /Lajmi.net/