Suarez: Jam trajtuar si kriminel

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka vazhduar të tregojë gjëra të ndryshme në librin e tij autobiografik, kësaj radhe duke treguar se është trajtuar si kriminel, pas dënimit që mori nga incidenti me Chiellinin në Kupën e Botës.

Sport

12/11/2014 12:39

Luis Suarez, në librin e tij autobiografik ka zbuluar se ai është ndier i trajtuar si një kriminel, pas dënimit që morri nga FIFA, për shkak të incidentit me Chiellinin në Botërorin e Brazilit.

“Unë jam trajtuar si një kriminel. Unë e pranoj që ishte gabimi im”, ishin fjalët që kishte shkruar Suarez në librin e tij autobiografik.

“Kafshimi i frikëson shumë njerëz, por ajo relativisht është e padëmshme, të paktën kur unë jam pjesë e këtyre incidenteve”, përfundojnë fjalët e Suarezit.

Gjithashtu, Suarez kishte thënë se Luis Enrique në stërvitjet e Barcelonës, kishte thënë se skuadra e tij tashmë ka marrë një lojtar që është lëshuar nga burgu Guantanamo.