Suarez: Ja pse fituam 3:1

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka lavdëruar lojën e skuadrës së tij në fitoren 3:1 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/04/2015 22:50

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ishte hero në fitoren e skuadrës së tij ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:1.

Ylli uruguaian realizoi dy gola dhe lavdëroi paraqitjen e ekipit.

“Ne luajtëm menqur dhe ishim të përqendruar”, deklaroi Suarez pas ndeshjes.

“Ne deshëm të luajmë me intensitet përndryshe nuk do të fitonim me këtë rezultat”, u shpreh ai.