Suarez ishte afër Juventusit

Luis Suarez ka njoftuar se ishte afër transferimit në Juventus më 2012, para se të bindej nga menaxheri Brendan Rodgers që të mbetet në Liverpool.

Sport

29/10/2014 15:20

Përforcimi i ri i Barcelonës, Luis Suarez, ka bërë të ditur se ishte afër transferimit në Juventus më 2012, para se të bindej nga menaxheri Brendan Rodgers që të mbetet në Liverpool.

“Ekzistoi mundësia e transferimit në Juventus në verën e vitit 2012”, shpjegoi Suarez në biografinë e tij të publikuar nga “BFMTV”.

“Por, më pas jam takuar me menaxherin Brendan Rodgers i cili më bindi të mbetem në Juventus”, shtoi ai.

“Më fliste spanjollisht, më kërkoi kohë. Më tha se do të luajmë për toke e jo në ajër dhe se do të shfaqim lojë ofanzive. Ideja e tij më bindi dhe në fund qëndrova në Liverpool”.

Suarez u largua nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkua Barcelonës në transferim me vlerë prej mbi 80 milionë euro.