Suarez i thotë ‘JO’ Realit

Luis Suarez i ka thënë ‘JO’ Real Madridit. Sulmuesi uruguaian është i vendosur ta ndihmojë Liverpoolin të arrijë suksese, ndërsa nuk e fsheh dëshirën të luajë me Reds në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/05/2014 18:38

Luis Suarez është i qartë. Sulmuesi uruguaian nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Klubi madrilen është në kërkim të sulmuesit të rrezikshëm, por duket se ish futbollisti i Ajaxit është i qartë në vendimin e tij.

“Nuk do të ndodh asgjë me mua këtë verë”, ka thënë Suarez për tabloidin britanik ‘The Sun’.

Reali është i gatshëm të paguajë miliona të tërë për Suarezin, por ai është i vendosur që të arrijë suksese me Reds.

Ai e ka thënë gjithmonë se ka dëshirë të luajë në Ligën e kampionëve me Liverpoolin.