Suarez i frikshëm

Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger beson se çdo skuadër në Premierligë ka frikë nga sulmuesi Luis Suarez. Reprezentuesi uruguaian ka kaluar një stinor të jashtëzakonshëm duke kryesuar listën e realizatorëve me 28 gola, edhe pse mungoi në pesë ndeshjet e para të sezonit për shkak të suspendimit. Suarez ka formuar një sulm fantastik me partnerin…

Sport

26/03/2014 16:45

Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger beson se çdo skuadër në Premierligë ka frikë nga sulmuesi Luis Suarez.

Reprezentuesi uruguaian ka kaluar një stinor të jashtëzakonshëm duke kryesuar listën e realizatorëve me 28 gola, edhe pse mungoi në pesë ndeshjet e para të sezonit për shkak të suspendimit.

Suarez ka formuar një sulm fantastik me partnerin e tij Daniel Sturridge duke e shndërruar Liverpoolin në konkurrent për titull të kampionit në Premierligë.

Por, Agger beson se uruguaiani i meriton të gjitha lëvdatat. “Luis i ka të gjitha”, deklaroi reprezentuesi danez për Liverpool Echo.

“Ajo që ai bën në fushë është e jashtëzakonshme dhe çdo skuadër në ligë ka frikë prej tij, me plot të drejtë”. “Pa dyshim, ai duhet të shpallet futbollisti i vitit. Nuk janë vetëm golat dhe asistimet, por edhe puna në përgjithësi për ekipin”.

Liverpool takohet sonte me Sunderlandin të vetëdijshëm se me fitore mund të ngjitet mbi Manchester Cityn në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri Chelsea.