Suarez, futbollisti i vitit

Luis Suarez është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga Football Writers\' Player of the Year. Ylli uellsian e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpoolin, duke realizuar 30 gola deri tash.

Sport

05/05/2014 20:39

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez e ka fituar çmimin ‘Football Writers\’ Player of the Year’, duke ia shtuar kështu trofeun që e fitoi ditë më parë nga Professional Footballers\’ Association\’s.

Sulmuesi uruguaian i fitoi 52 për qind të votave, ndërsa bashkëlojtari i tij Steven Gerrard dhe mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure përfunduan në pozitat dy dhe tre.

Presidenti i këtij Asociacioni e ka përshëndetur paraqitjen e ish futbollistit të Ajaxit gjatë këtij sezoni, duke thënë se Suarez e meritoi me plot meritë këtë trofe.