Suarez flet për incidentin me Chiellinin, tregon si qau pasi mori një lajm nga Barcelona

Luis Suarez ishte i shqetësuar se transferimi i tij nga Liverpooli te Barcelona nuk do të realizohej pas incidentit të turpshëm që kishte me Giorgio Chiellinin në Kupën e Botës të vitit 2014.

Sport

15/01/2018 17:36

Sulmuesi nga Uruguai ishte i suspenduar për katër muaj nga të gjitha aktivitetet sportive, ndërsa i ishte ndaluar për nëntë ndeshje paraqitjet ndërkombëtare, pasi kafshoi Chiellinin në ndeshjen që Uruguai e mposhti 1:0 Italinë në Kupën e Botës të mbajtur në Brazil.

Ishte hera e tretë që Suarez kafshon në fushë një kundërshtar, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë te Ajaxi dhe Liverpooli.

Por, kjo nuk e kishte penguar Barcelonën që në verën e vitit 2014 të paguante 80 milionë euro për shërbimet e tij, për të pritur disa muaj pastaj deri në paraqitjen e tij të parë.

“Pasi e bëra atë, e kuptova menjëherë. Ne arritëm të shënojmë pak minuta më vonë nga ky rast. Mendoj se kaluan 10 minuta deri tek momenti i golit të shënuar nga Diego Godin, dhe unë nuk festova aq shumë, në mënyrën se si të gjithë festuan, sepse po mendoja për pasojat”, ka deklaruar Suarez.

“Kur shkova në zhveshtore, gjëra e parë që bëra ishte të flisja me gruan time, që ndodhej në stadium së bashku me të gjithë fëmijët. Ajo më pyeti se çfarë kisha bërë, dhe unë si zakonisht, në fillim nuk doja ta pranoja realitetin, duke e mohuar, duke qarë dhe të gjitha”.

Suarez tutje ka shtuar se kishte frikë se pas këtij incidenti, Barcelona do të largonte interesimin, por më të kuptuar se katalanët ende po kërkonin atë, ai thotë se ka filluar të qajë./Lajmi.net/