Suarez, favorit për Këpucën e Artë

Luis Suarez është favorit për ta fituar Këpucën e Artë të Evropës. Sulmuesi uruguaian ka realizuar 30 gola këtë sezon, duke grumbulluar 60 pikë, ndërsa ndiqet nga Cristiano Ronaldo, që ka dy gola më pak.

Sport

21/04/2014 12:21

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez vazhdon ta udhëheq garën për Këpucën e Artë të Evropës, me dy gola avantazh ndaj yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndërsa ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është shumë larg dy të lartpërmendurve.

Sulmuesi uruguaian shënoi të dielën ndaj Norëichit dhe u ngrit në kuotën e 60 pikëve, pasi ka realizuar 30 gola këtë sezon.

Ndërkaq, Reali nuk luajti në fundjavë dhe CR7 mbeti në kuotën e 56 pikëve, respektivisht 28 gola.

Pas tij, në pozitën e tretë ka përfunduar sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, që shënoi nga penalltia ndaj Elches.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle ka realizuar 27 gola dhe ka 54 pikë.

‘Hat-Trick’ i realizuar për Red Bull Salzburg kundër Admira Walker Modling, e ngriti atë në pozitën e pestë me 45 pikë, me 30 gola të shënuar.