Suarez: Erdha te Barça për të shënuar gola, jo për ta asistuar Messin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se është duke i shijuar asistimet që po i bën Lionel Messit, duke shtuar se arsyeja kryesore e transferimit të tij në Camp Nou, është që të shënojë sa më shumë gola.

Sport

09/12/2014 16:07

Luis Suarez ka thënë se arsyeja kryesore e transferimit të tij te Barcelona është që të shënojë gola dhe jo të asistojë te Lionel Messi apo edhe te Neymari.

“Është një gjë shumë e lehtë të luash përkrahë Lionel Messit”, tha Suarez për reporterët. “Unë jam duke e shijuar lojën përkrahë tij”.

“Sidoqoftë, unë si sulmues, dëshiroj që të shënojë sa më shumë gola. Sidoqoftë, kur skuadra bën mirë, atëherë nuk ka problem për këtë gjë”.

“Është e pabesueshme të luash përkrahë lojtarit më të mirë në botë. Stili i lojës së tij, i jep shumë arritje skuadrës së  Barcelonës”.

“Sidoqoftë,  ne nuk luajmë vetëm për Messin. Ne luajmë për njëri-tjetrin. Ne e dimë se edhe lojtarët tjerë mund të bëjnë dallimin, ashtu sikurse Messi, Neymar dhe Iniesta”.

“Unë jam mësuar të jem golashënuesi më i mirë, por çdo herë dua ta ndihmoj skuadrën. Sidoqoftë, arsyeja kryesore që unë kam ardhur këtu është që të shënoj gola dhe jo vetëm që të asistoj për lojtarët tjerë”, përfundoi Suarez.