Suarez e ‘hangër’ grackën

Luis Suarez është mashtruar nga një tifoz i Liverpoolit duke u zotuar se do ta kalojë të ardhmen e tij në Anfield Road. Ylli i Reds, i cili është duke kaluar një stinor të jashtëzakonshëm, ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin me çka thuhet se do të bëhet futbollisti më i paguar…

Sport

18/12/2013 13:50

Luis Suarez është mashtruar nga një tifoz i Liverpoolit duke u zotuar se do ta kalojë të ardhmen e tij në Anfield Road.

Ylli i Reds, i cili është duke kaluar një stinor të jashtëzakonshëm, ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin me çka thuhet se do të bëhet futbollisti më i paguar në histori të klubit me 200 mijë funte në javë.

Por, një tifoz tashmë ka arritur të sigurojë nënshkrimin e Suarezit që konfirmon të ardhmen e tij në klub, nëpërmjet një veprimi mashtrues, por të mençur gjatë një ceremonie.

Rasti ndodhi kur Suarez ishte duke pranuar një çmim nga tifozët dhe një prej përkrahësve iu afrua duke i kërkuar ta nënshkruajë një copë letër, me pjesën tjetër të rëndësishme të shkrimit të fshehur mbi të.

Pjesa e fshehur shkruante: “Konfirmoj të ardhmen time për 5 vjetët e ardhshëm në Liverpool”.

Suarez e nënshkroi letrën pa e ditur përmbajtjen e saj. Por, ndoshta së shpejti do ta nënshkruajë edhe kontratën e vërtetë në Anfield Road.