Suarez e ‘goditi’ Thiagon? (Video)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez tentoi ta godiste mbrojtësin e PSG-s, Thiago Silvan, në takimin e sotëm që u zhvillua në Camp Nou, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/12/2014 23:21

Mediat spanjolle, më saktësisht e përditshmja AS, ka publikuar një fotografi, ku shihet një duel ndërmjet Suarezit dhe Thiago Silvas.

Sipas raportit të bërë nga AS, mësojmë se sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka tentuar të godasë mbrojtësin brazilian të skuadrës franceze, Thiago Silvan.

Sidoqoftë, tentimi i Suarezit nuk shkoi ashtu siç u planifikua, pasi këmba e tij e majtë, u fut ndërmjet dy këmbëve të Silvas, i cili shpëtoi pa pësuar ndonjë lëndim serioz.

Kjo ngjarje ndodhi në minutën e 27’ të takimit, ndërmjet Barcelonës dhe PSG-s, takim ky që përfundoi me fitoren e Blaugranëve 3-1. Suarez shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në këtë takim.

Përndryshe, sulmuesi nga Uruguai njihet si lojtar shumë kontravers, pasi ka bërë gjëra shumë të pahijshme në të kaluarën, ku është ka marrë dënime të rënda me disa muaj moslojë.

Video