Suarez do të rikthehet në Ajax

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka bërë të ditur se në të ardhmen do të rikthehet te ish skuadra e tij, Ajax Amsterdam. Ai thotë se klubi holandez është shumë i rëndësishëm për të.

Sport

07/05/2014 18:15

Luis Suarez ka konfirmuar se do të rikthehet te ish skuadra e tij, Ajax, dhe nuk do të lejojë që asgjë ta pengojë në rrugën e tij.

Por, para se tifozët të fillojnë të djersiten nga brengosja e largimit të tij, sulmuesi uruguaian nuk do të bëjë një gjë të tillë gjatë afatit kalimtar të verës.

Suarez dëshiron të përfundojë karrierën në klubin holandez, ndërsa tani për tani duket se do të qëndrojë në Anfield.

“Ajax është shumë i rëndësishëm për mua: klub ideal, që më ka mësuar shumë. Të luaj me të dyja këmbët, të luaj me top dhe të jem futbollist ekipor”, deklaroi Suarez për magazinën Helden.

\”Do të rikthehem atje edhe nëse trajneri nuk më do. Do të shkoj atje, pa dyshim\”, u shpreh ai.

Suarez bëri emër në Evropë gjatë kohës sa ishte futbollist i Ajaxit ku shënoi 81 gola në 110 ndeshje për gjigantin nga Eredivisie.