Suarez, djersiti çorapet

Luis Suarez duhet t’i “djersitë çorapet” dhe të jetë gati përn ndeshjen kundër Manchester Unitedit javën e ardhshme, sipas menaxherit të Liverpoolit, Brendan Rodgers. Sulmuesi do të jetë në dispozicion për herë të parë këtë stinor pas përfundimit të suspendimit prej 10 ndeshjesh pas kafshimit ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic në prill. Ai kishte…

Sport

19/09/2013 15:24

Luis Suarez duhet t’i “djersitë çorapet” dhe të jetë gati përn ndeshjen kundër Manchester Unitedit javën e ardhshme, sipas menaxherit të Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Sulmuesi do të jetë në dispozicion për herë të parë këtë stinor pas përfundimit të suspendimit prej 10 ndeshjesh pas kafshimit ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic në prill.

Ai kishte të drejt loje në ndeshje ndërkombëtare dhe Rodgers beson se Suarez ka punuar mjaft mirë për rikthimin e tij. Ai luajti 90 minuta në miqësoren kundër Burnleyt në mesjavë dhe do të jetë në dispozicion për duelin me Unitedin në Old Trafford të mërkurën, në Capital One Cup.

“Ne kemi organizuar disa ndeshje prapa dyerve të mbyllura. Përveç tyre, ai kishte të drejt loje në ndeshje ndërkombëtare andaj ka qenë i angazhuar. Luis ka bërë punë të madhe individuale,duhet t’i djersitë çorapet dhe të jetë gati”, deklaroi Rodgers.