Suarez dhe Pellegrini, më të mirët

Luis Suarez është shpallur futbollisti më i mirë i Premierligës për muajin dhjetor pasi shënoi 10 gola dhe ngjiti përkohësisht Liverpoolin në krye të Premierligës. Ylli uruguaian shfaqi formë të jashtëzakonshme duke realizuar katër herë vetëm kundër Norwichit dhe nga dy të tjera kundër West Hamin, Tottenhamin dhe Cardiffin që e ngritën Liverpoolin në krye…

Sport

10/01/2014 10:43

Luis Suarez është shpallur futbollisti më i mirë i Premierligës për muajin dhjetor pasi shënoi 10 gola dhe ngjiti përkohësisht Liverpoolin në krye të Premierligës.

Ylli uruguaian shfaqi formë të jashtëzakonshme duke realizuar katër herë vetëm kundër Norwichit dhe nga dy të tjera kundër West Hamin, Tottenhamin dhe Cardiffin që e ngritën Liverpoolin në krye të Premierligës në ditën e Krishtlindjeve.

Kurse, Manuel Pellegrini nga Manchester City e mori çmimin menaxherit të muajit, për herë të parë pas ardhjes në Premierligë.

Pellegrinit po i ecën mbarë tek City

City ishte në formë të shkëlqyeshme gjatë periudhës festive, duke realizuar pesë fitore – përfshirë shkatërrimin e rivalit për titull Arsenal me rezultat 6:3 dhe fitoren 2:1 ndaj Liverpoolit – dhe vetëm një barazim.

City realizoi 19 gola gjatë dhjetorit dhe ka vetëm një pikë më pak se lideri Arsenal.