Sturridge tregon pse nuk e festoi golin e shënuar ndaj Chelsea

Daniel Sturridge ka shënuar një gol sensacional kundër Chelsea të shtunën në ‘Stamford Bridge’, për t’i mundësuar një barazim dhe një pikë Liverpoolit në këtë përballje të vështirë.

Sport

30/09/2018 23:32

Sulmuesi anglez u inkuadrua në lojë në minutën e 86’, ndërsa tre minuta më vonë realizoi gol të bukur me një goditje nga largësia.

Sturridge golin e shënuar në ‘Stamford Bridge’ vendosi të mos e festoi, ndonëse kishte festuar pak ditë më parë kur shënoi kundër Chelsea në Kupën e Ligës.

Rreth mos festimit te goli në shtëpinë e Chelsea, Sturridge ka dhënë edhe arsyet.

“Kushëriri im më goditi me një thupër për golin e festuar kundër Chelsea, sepse ai është një tifoz i Chelsea”, ka deklaruar Sturridge.

“Mendoj se atë natë e përjetova ndryshe golin dhe festova”.

“Unë kam luajtur për këtë klub dhe kam arritur gjëra të mëdha, kam shumë respekt për lojtarët, stafin dhe gjithçka tjetër, kështu që sot nuk doja të festoja”./Lajmi.net/