Sturridge në Serie A

Daniel Sturridge mund të transferohet në Serie A, në formë të huazimit te skuadra e Interit.

Sport

18/01/2018 11:40

Daniel Sturridge do të largohet nga Liverpool, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se sulmuesi anglez mund të transferohet në Serie A, në formë të huazimit te skuadra e Interit.

Sturridge dëshiron të gjejë një ekip të ri për të luajtur me vazhdimësi, në vitin e Kampionatit botëror në Rusi. /Lajmi.net/