Sturridge mund të bëhet si Suarez

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge mund të bëhet i mirë si bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, sipas menaxherit Brendan Rodgers. Sturridge kaloi në Anfield në janar të vitit të kaluar nga Chelsea dhe ka shkëlqyer në Merseyside. 24-vjeçari ka realizuar 11 gola në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe shtoi 12 të tjerë…

Sport

16/01/2014 21:27

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge mund të bëhet i mirë si bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, sipas menaxherit Brendan Rodgers.

Sturridge kaloi në Anfield në janar të vitit të kaluar nga Chelsea dhe ka shkëlqyer në Merseyside. 24-vjeçari ka realizuar 11 gola në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe shtoi 12 të tjerë këtë edicion, edhe pse sapo u rikthye nga lëndimi që e la jashtë fushës për gjashtë javë.

Mirëpo, ndikimi i menjëhershëm i Sturridge në fitoren 5:3 ndaj Stoke Citit të dielën e kaluar ka bërë që Rodgers të besoj se reprezentuesi anglez së shpejti mund të konsiderohet futbollist i “nivelit botëror”, njësoj sikurse partneri i tij sulmues, Suarez.

“Mendimi im për Danielin është se është përforcuar gjatë kohës sa kam punuar me të”, deklaroi Rodgers.

“Ai ka mundësi të shkëlqyeshme që brenda viteve të ardhshme të bëhet futbollist i klasit botëror. Ai ka çdo vegël, kualitet të bëhet sulmues i nivelit botëror, ngjashëm me Luis Suarezin”, u shpreh Rodgers.