Sturridge gëzon Anglinë

Anglia fitoi miqësoren ndaj Danimarkës me rezultat të ngushtë 1:0. Skuadra e selektorit Roy Hodgson arriti që të fitojë duke siguruar rehatinë dhe përforcimin e vetëbesimit para fillimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil. Pjesa e parë nuk solli gola, kurse edhe ajo e dyta ishte duke shkuar drejt barazimit. Mirëpo, tetë minuta para përfundimit…

Sport

05/03/2014 22:01

Anglia fitoi miqësoren ndaj Danimarkës me rezultat të ngushtë 1:0.

Skuadra e selektorit Roy Hodgson arriti që të fitojë duke siguruar rehatinë dhe përforcimin e vetëbesimit para fillimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil.

Pjesa e parë nuk solli gola, kurse edhe ajo e dyta ishte duke shkuar drejt barazimit.

Mirëpo, tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, sulmuesi në formë i Liverpoolit, Daniel Sturridge – i cili e nisi duelin si titullar në treshen sulmuese së bashku me Wayne Rooneyn dhe Raheem Sterling – shënoi golin e epërsisë, dhe të fitores për Anglinë.