Sturaro, ‘përforcimi’ i ri i Juventusit

Juventus ka vendosur ta rikthejë para kohës mesfushorin e talentuar Stefano Sturaro, nga periudha e huazimit në Genoa.

Sport

16/01/2015 22:34

Juventus ka arritur marrëveshje me Genoan për rikthimin e parakohshëm të Stefano Sturaros, mesfushorit të Kombëtares U-21 të Italisë në Torino.

Bianconerët e blenë Sturaron për 5.5 milionë euro dhe 3.5 milionë të tjerë në bonuse, varësisht nga realizimi i objektivave, dhe e dërgoi në formë huazimi në Genoa.

Sturaro ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri më 2019 dhe fillimisht ishte paraparë të rikthehej në klub në fund të sezonit por palët janë marrë vesh që ai të vesh fanellën bardh e zi menjëherë nga ky janar, duke parë paraqitjet fantastike te Genoa.