Sturaro largohet nga Juventus, befason me klubin e ri

Stefano Sturaro mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në La Ligë.

Sport

08/12/2017 07:35

Stefano Sturaro mund të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Super Deporte” raporton se Valencia ka shfaqur intereresim për transferimin e mesfushorit italian.

Sturaro nuk është duke gjetur vend në formacionin bazë të “Bianconerëve”, gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në Valencia ku do të bashkohej me dy ish bashkëlojtarë nga Juventus, Simone Zaza dhe Neto. /Lajmi.net/