Stupcat pjesë e serialit “O Sa Mirë”? (Foto)

Seriali i shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, vazhdon të sjellë risi nga më të veçantat për ndjekësit e vet.

ShowBiz

24/05/2016 19:14

Sipas njoftimeve më të reja, pjesë e sezonit të ri të këtij seriali pritet të jenë edhe aktorët e mirënjohur të humorit, Stupcat.

Telegrafi i ka siguruar disa fotografi, në të cilat shfaqen Vedat Bajrami dhe Osman Azemi duke biseduar me producentin e hit-komedisë shqiptare, Fisnik Vejsa.

Burimet tona bëjnë të ditur se bisedimet janë zhvilluar për mundësinë që Stupcat të jenë pjesë e serialit “O Sa Mirë”.