Stupcat dhe Nora për Vit të Ri në Rinora 4

Derisa u kënaqëm duke i parë në natën e parë të Vitit të Ri xhirimet e Radio Televizionit të Kosovës, ku protagonistë absolutë ishin ata, në realitet grupi i humorit – Stupcat, në ndërrimin e motmoteve gjendeshin në Zvicër, ku performuan në diskotekën më të njohur të vendit ‘Helvetik’, Rinora 4. Në një fotografi të…

ShowBiz

01/01/2014 16:00

Derisa u kënaqëm duke i parë në natën e parë të Vitit të Ri xhirimet e Radio Televizionit të Kosovës, ku protagonistë absolutë ishin ata, në realitet grupi i humorit – Stupcat, në ndërrimin e motmoteve gjendeshin në Zvicër, ku performuan në diskotekën më të njohur të vendit ‘Helvetik’, Rinora 4.

Në një fotografi të postuar në rrjetin social, Facebook nga humoristi Vedat Bajrami, shihet ai së bashku me dy anëtarët tjerë të grupit, Mensur Safçiu dhe Osman Azemi, por edhe këngëtarja e famshme, Nora Istrefi, me një veshje mjaft ekstravagante.

“Gezuar 2014 Live nga Rinora4”, ka shkruar Vedati, protagonist i këtij grupi humoristik. Sigurisht, humoristët më të mirë kosovarë të momentit, i ‘shkrinë’ së qeshuri të pranishmit mbrëmë.