‘Stupcat’ akuzojnë për mashtrim ‘On Air Fm’, kërkojnë hetim nga policia (Dokument)

Grupi i aktorëve ‘Stupcat’ kanë akuzuar për mashtrim kompaninë ‘On Air Fm’.

ShowBiz

23/03/2017 17:26

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga lajmi.net, Vedat Bajrami në emër të “Stupcave” ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kryejnë hetim për këtë rast, pasi sipas tij, kompania në fjalë ka kryer vepër penale të mashtrimit si dhe cenim të së drejtës së autorit, shkruan lajmi.net

Në këtë deklaratë, Vedat Bajrami ka përmendur edhe marrëveshjen e arritur mes tyre, që sipas tij nuk është respektuar si dhe ka treguar për dëmet që ka pësuar kompania ‘Stupcat Group shpk’.

Kujtojmë që kompania ‘On Air Fm’ është nën drejtimin e Drilon Qehajës dhe bashkëpronare është edhe këngëtarja Jehona Sopi.

Më poshtë është deklarata e Vedat Bajramit në emër të Stupcave:

17467801_10154889501351049_336449815_n17392838_10154889501451049_256545927_n17467600_10154889501516049_1555518595_n