Stuhitë përfshijnë Evropën, tre persona humbin jetën në Holandë

Të paktën tre njerëz kanë humbur jetën në incidentet e sotme që ndodhën për shkak të stuhisë së fuqishme që goditi Holandën dhe disa shtete tjera evropiane.

Bota

18/01/2018 15:05

Në provincën holandeze Overesejl ka humbur jetën një 62 vjeçar pasi është goditur nga një mjet i fort në kokë, ndërsa një tjetër person i po të njëjtës moshë ka humbur jetën në Enshedeu kur në makinën e tij u përplas një dru, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Në qytetin qendror Vuren, ka vdekur një burrë 66 vjeçar pasi ka rënë nga një lartësi prej disa metrash. Policia është duke hetuar shkakun e rënies duke përfshirë erërat e rënda.

Erëra, stuhi, dëborë dhe akull kanë përfshirë Greqinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Rumaninë dhe pjesë të tjera të Evropës. Në gjitha këto vende ka anulime dhe vonesa në rrugë, hekurudhë dhe transport ajror.

Nga aeroporti ndërkombëtar i Shiphol në Amsterdam, 260 fluturime janë anuluar për shkak të stuhive dhe erërave të cilat kanë arritur në  140 kilometra në orë.

Në Gjermani janë pezulluar të gjitha shërbimet për operatorët hekurudhor, ndërsa në Mynih tetë fluturime janë anuluar./Lajmi.net/