Stuhia ndërpret për një kohë fluturimet në Frankfurt

Pas një stuhie të enjten gjatë ditës, u pezulluan fluturimet në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Bota

09/08/2018 18:36

Stuhia ka goditur pjesë të ndryshme të Gjermanisë, pas një periudhe të gjatë të thatësisë dhe të nxehtit të madh.

Fluturimet në aeroportin më të ngarkuar të Gjermanisë u pezulluan kur stuhia iu afrua këtij aeroporti. Mirëpo, zyrtarë të aeroportit thanë se pas rreth gjysmë ore gjithçka iu kthye normalitetit.