Stuhia katalane

Barcelona është skuadër aq e fortë sa që edhe kur Lionel Messi nuk shënon gol, gjiganti katalan sërish arrin të realizojë fitore të thella. Ekipi i trajnerit Gerardo Martino ruajti bilancin pozitiv në edicionin e ri të La Ligës duke mposhtur si mysafir Rayo Vallecanon me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së pestë. Messi…

Sport

21/09/2013 20:52

Barcelona është skuadër aq e fortë sa që edhe kur Lionel Messi nuk shënon gol, gjiganti katalan sërish arrin të realizojë fitore të thella.

Ekipi i trajnerit Gerardo Martino ruajti bilancin pozitiv në edicionin e ri të La Ligës duke mposhtur si mysafir Rayo Vallecanon me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së pestë.

Messi nuk realizoi gol, përforcimi i ri Neymar gjithashtu, por në këtë ndeshje shpërtheu Pedro Rodriguez.

Reprezentuesi spanjoll shënoi het-trik. Pedro e kaloi Barcelonën në epërsi pas 33 minutash lojë kurse realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë për të kompletuar het-trikun dhe fitoren e thellë të skuadrës së tij.

Për rezultatin final u përkujdes Cesc Fabregas i cili shënoi në minutën e 40-të. Me këtë fitore, Barcelona kaloi në kuotën maksimale prej 15 pikëve nga pesë ndeshje.