Stuhia e fuqishme shkuli drunj në Shkup (Video)

Kryeqytetin e Maqedonisë të mërkurën e goditi një stuhi e fuqishme me erë të fuqishme dhe me reshje intensive shiu.  

Lajme

06/08/2014 21:16

Ashtu siç ishte paralajmërua, pjesë të Maqedonisë sot u goditën nga cikloni i quajtur ‘Branko’.

Në Shkup pati erë dhe shi të fuqishëm, gjë që paralizoi lëvizjen e lirë të qytetarëve, njofton portali Almakos.

Stuhia në disa raste ka shkulur edhe drunj, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve që gjendeshin në afërsi.

Për fat të mirë, në vendin tonë fenomenet e tilla sivjet janë më të rralla dhe më pak intensive.

Sot u regjistruan reshje shiu më intensive vetëm në Rahovec.