Stuhia bavareze

Bayern Munich s’ka të ndalur. Gjiganti bavarez fitoi edhe në udhëtim te rivali kryesor për titull, Borussia Dortmund me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Bundesligë. Pas një pjese të parë kryesisht të baraspeshuar, mysafirët shpërthyen në vazhdim dhe morën me vete pikët e plota. Ish ylli i Dortmundit, përforcim…

Sport

23/11/2013 19:24

Bayern Munich s’ka të ndalur. Gjiganti bavarez fitoi edhe në udhëtim te rivali kryesor për titull, Borussia Dortmund me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Bundesligë.

Pas një pjese të parë kryesisht të baraspeshuar, mysafirët shpërthyen në vazhdim dhe morën me vete pikët e plota.

Ish ylli i Dortmundit, përforcim i ri i Bayernit, Mario Gotze u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë dhe realizoi një gol të bukur në minutën e 66-të, por nuk e festoi atë edhe pse i gjithë stadiumi e vërshëlleu në qdo kontakt me topin.

Arjen Robben ia siguroi fitoren Bayernit duke realizuar në minutën e 85-të pas një kundërsulmi dhe asistimi të bukur nga Gotze. Kurse, rezultatin përfundimtar e vendosi Thomas Muller vetëm dy minuta më vonë.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në kuotën e 35 pikëve, dhe ndiqet nga Bayer Leverkusen me 31, kurse Borussia Dortmund mbetet me 28.