Stuhi fatale godasin pjesë të Evropës

Së paku nëntë persona kanë vdekur si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga shtrëngata që ka goditur në pjesë të Evropës, sidomos Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Holandën dhe Britaninë e Madhe.

Bota

01/04/2015 13:58

“Shtatë persona u vranë në Gjermani, duke përfshirë dy veta kur një pemë u rrëzua dhe ra mbi veturën e tyre. Ndërsa të lënduar nga “degët fluturuese” në këtë vend, të prekur më së shumti nga stuhitë, janë me dhjetëra, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Në Austri, një burrë ra nga një shkallë dhe pësoi lëndime fatale në kokë, ndërsa një tjetër u vra nga dega e shkëputur që e goditi derisa po ikte nga stuhia në oborrin e tij të shtëpisë.

Edhe në Birmingham të Britanisë së Madhe, një burë u plagos rëndë kur makina e tij u shtyp nga një pemë në rënie.

Sipas BBC-së, në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, erërat arritën shpejtësinë në 190 km/h, ndërsa erërat më të mëdha në vendbanime u shënuan në Holandë, 120 km/h.

_82044193_026568709-1

Shërbimet hekurudhore u ndërprenë nga shumë kompani, ndërsa në stacioni kryesor hekurudhor në Mynih u desh të evakuohen të pranishmit, për shkak të shqetësimeve se një pjesë të kulmit mund të rrëzohej.

Stuhia e quajtur Niklas, e ardhur nga perëndimi, e që përfshiu të gjithë Gjermaninë, detyroi autoritetet të ndërpresin fluturimet në aeroportet në Frankfurt, Hamburg dhe Mynih. /lajmi.net/