Stuhi e fuqishme godet Britaninë

Erëra të forta, prej 100 kilometra në orë, janë duke e goditur Britaninë dhe Uellsin. Kjo stuhi e fuqishme ka shkaktuar shumë vërshime. Për më tepër, nuk ka shenja se moti do të ndryshojë. Shikoni fotografitë brenda.

Bota

12/02/2014 22:23

Britania është goditur nga një stuhi e fortë dhe erërat kanë arritur deri në 100 kilometra në orë, në atë që njihet si “E mërkura e egër”. Vërshimet po vazhdojnë ende, e për më tepër nuk ka shenja se moti do të ndryshojë.

Parashikuesit e motit kanë alarmuar se veriu dhe perëndimi i Anglisë si dhe Uellsi do të goditen nga erëra tmerrësisht të fuqishme.

Alarmi i kuq – i cili është shkalla më e lartë – është fuqia e erërave që godasin tokën prej orës 13:00 deri në orën 21:00.

Kryeministri David Cameron, i cili vizitoi vendet e prekura nga kjo stuhi, paralajmëroi se “gjërat ka më shumë gjasa që të përkeqësohen sesa që mund të bëhen më mirë”, përderisa alarmi për vërshime të tjera është ende në fuqi.

Stuhia ka bërë që transporti publik të ndërpritet, gjithashtu edhe shkollat janë jashtë funksionit. Disa prej shkollave janë shndërruar në qendra strehimi për personat që janë dashur që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Rreth 100 shtëpi në Uells janë krejtësisht të bllokuara, ndërsa banorët janë evakuuar.

Për herë të parë në histori, ura Clifton në Bristol ka qenë e mbyllur për kalimin e veturave dhe vetëm kur stuhia ka ndërruar kahe, ura është rihapur.

Gjithashtu janë bërë përgatitjet e duhura që muret mbrojtëse të lumit Thames në Londër të mund të mbrojnë kryeqytetin dhe banorët e saj. Kjo urë ka mbyllur portat e saj mbrojtëse, pasi që mendohet se stuhia do të godas Londrën nesër.

Më poshtë mund të shikoni fotografitë e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Britani dhe në Uells.