Stuhi dhe rrebesh në Amerikën Latine, humbin jetën 40 persona

Rajonet bregdetare të Paqësorit në Amerikën Latine janë përfshirë nga kushte të këqija të motit, për pasojë kanë humbur jetën të paktën 40 persona.

Bota

28/03/2015 22:32

Kjo është një shifër e cila pritet që të rritet, transmetojnë mediat e huaja.

”Të paktën 25 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Ekuador”, thanë burime zyrtare vendase.

”Rrufetë mbi një shkollë policie në Kueto shkaktuan 52 të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë”, shtuan ato.

Në rajonin Atakama, në veri të Kilit, stuhitë, fenomene jo të zakonshme për këtë zonë, shkaktuan 15 të vdekur dhe shkatërruan shumë shtëpi dhe rrugë.

“Numri i të vdekurve ka shumë gjasa të rritet”, tha Ricardo Toro, drejtor i Zyrës Kombëtare të Emergjencave.

”Njëzetë persona rezultojnë të humbur dhe 5 000 të tjerë të shpërngulur”, shtoi ai.